75 Mall Live Search
14:19 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Selena në shoqërinë e një djali misterioz

Ndarja nga Justin Bieber i ndikoi emocionalisht Selena Gomez, dhe e njëjta kaloi një periudhë të vështirë derisa qëndroi për muaj me radhë në një qendër rehabilitimi për shkak të problemeve me depresionin.

Por, Bieber duket se ka mbetur thjesht e kaluar për këngëtaren dhe aktoren e famshme, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, paparacët e kanë fotografuar në ‘Disneyland’ me disa miq të saj dhe gjithashtu me një djalë misterioz.

Nuk dihet nëse mes saj dhe djalit ka diçka më tepër sesa shoqëri, por duket se Selena ndihet rehat në krahët e tij./Indeksonline/