08:52 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Selena reagoi për bullizmin ndaj Hailey-t, Beatrix gjen veten në postimin e saj dhe flet për atë që ajo ka përjetuar vet

Selena Gomez ka reaguar publikisht lidhur me dramën mes saj dhe Hailey Bieber duke zbuluar se ato kanë folur dhe se kjo e fundit i ka treguar për bullizimet dhe kërcënimet që po merr.

Selena ka kërkuar nga fansat e saj të jenë të sjellshëm dhe mos ta sulmojnë Haileyn.

E në këtë postim që bëri bujë kudo duket se e ka gjetu veten edhe Beatrix Ramosaj.

“Kam qenë dëshmitare se si në Shqipëri dalin hapur në televizione dhe s’e kanë problem të tregojnë metodat e përhapjes, apo kënaqësinë që marrin duke justifikuar “për lojë” bullizmin. Gjithsesi, Selena është mbretëreshë“, ka shkruar Beatrix.

Këngëtarja publikoi edhe një video të shkurtër të disa prej mesazheve që dikush i dërgonte, duke e ofenduar, bullizua e mallkuar, një mënyrë kjo e të treguarit se si edhe Beatrix ka qenë pre e këtij fenomeni, ndërsa sërish shkruan: “Ndaj unë zgjedh gjithmonë moton: “Let go and let GOD” (Lëre pas dhe lër Zotin (të bëjë punën e tij)”.