Selena tha se pas ndarjes mbetën miq, por “The Weeknd” ka fshirë fotografitë me këngëtaren
U duken të jenë të dashuruar, mirëpo lidhja e tyre nuk zgjati dhe shumë. Selena kështu pas disa muajsh aventurë i dha fund lidhjes së saj me këngëtarin “The Weeknd”. Ajo e tradhëtoi atë, duke u kthyer sërish në krahët e ish të dashurit të saj Justin Bieber, shkruan Indeksonline.
Derisa Selena në një interviste për “Billboard” tha se lidhjen me “The Weeknd” e kanë përfunduar miqësisht, ky i fundit ka fshirë të gjitha fotografitë me këngëtaren në rrjetin social Instagram, madje ai nuk e ndjek më as atë e as familjarët e saj./Indeksonline/