Selfie-t janë 5 herë më të rrezikshme se sa sulmet e peshkaqenëve
Sipas një studimi bërja e selfie-ve ka mundësi të ju mbys 5 herë më shumë se sa peshkaqenët.

Statistikat tregojnë se në mes tetorit 2011 dhe nëntorit 2017 së paku 259 persona kanë vdekur derisa kanë qenë dukë bërë selfie, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Kjo shifër është e barabartë me numrin e 50 personave që vdiqën nga sulmet e peshkaqenëve në të njëjtën periudhë.
Bazuar në statistikë derisa femrat janë ato që më shumë bëjnë selfie, ndërsa janë meshkujt ata që më shumë rrezikojnë për të nxjerrë selfie-n sa më perfekte.
Nëse shikojmë vendet se ku kanë vdekur më shumë njerëz gjatë realizimit të selfie-ve, atëherë është shteti i Indisë që prin me numrin e përgjithshëm prej 159 personash.
Në kohë e fundit janë shtuar zërat që të shmangen selfie në zona të populluara turistike me qëllim evitimin e më të keqes./Indeksonline/