75 Mall Live Search
17:45 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Selfiet ‘sexy’ nuk i tërheqin meshkujt!

Ju mund të mendoni se gratë marrin pozita sexy në realizimin e fotove selfie, me shpresën e tërheqjes së burrave, por një studim i ri sugjeron që ky nuk është rasti dhe kjo realisht nuk ndodh, transmeton Indeksonline.

Në vend të kësaj, studimi tregon se gratë mundohet të bëjnë gjeste të tilla në mjedise me pabarazi më të madhe ekonomike.

Në studim, hulumtuesit nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor analizuan dhjetëra mijëra veta në 113 shtete.

Dr. Khandis Blake, i cili udhëhoqi studimin, tha: “Pastaj pamë se në botë këto gjëra po ndodhin me të madhe.

“Psikologë thonë se  preokupimi i grave me paraqitjen e tyre është për shkak të presioneve patriarkale – se gratë jetojnë në shoqëri që e vlerësojnë pamjen e tyre më shumë sesa cilësitë e tyre të tjera. Argumenti është se kur shihni seksualizimin, shihni mungesën e fuqisë”, tha ai.

“Ajo që gjetëm është se gratë kanë më shumë gjasa të shpenzojnë kohë dhe përpjekje për të postuar selfie online në vende ku pabarazia ekonomike po rritet, dhe jo në vendet ku burrat kanë më shumë pushtet shoqëror dhe pabarazitë gjinore janë të përhapura”.

Kjo vlen për vende të ndryshme gjeografike, marrë parasysh edhe faktorë të tjerë – duke përfshirë madhësinë e popullsisë, zhvillimin njerëzor dhe qasjen në internet./Indeksonline/.