75 Mall Live Search
10:24 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / k.v

Selia e PDK-së mbushet me zyrtarë të saj

Selia e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë është vërshuar prej zyrtarëve të saj me të dëgjuar se shefi i tyre tashmë ndodhet në EULEX, raporton IndeksOnline.

Kryetari i PDK-se, Kadri Veseli, informoi pak më parë se i është konfirmuar aktakuza nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara.

Përmes një deklarate për media, Veseli thotë se për këtë është informuar gjatë pasdites të së mërkurës./IndeksOnline/