Selim Krasniqi, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Selim Krasniqi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale në Hagë.
Është vetë Krasniqi i cili ka bërë të ditur se tashmë ka pranuar ftesën nga Dhomat e Specializuara për t’u paraqitur në Hagë me datën gjashtë të muajit shkurt, transmeton Indeskonline.
Ai tha se është krenar me luftën e UÇK-së, kontributin e tij dhe të familjarëve.
Postimi i plotë:
Ne keto momente pranova ftesen nga zyra e prokuroris se specializuar, per tu paraqitur ne Hage me: 06 02 2020, ne cilesin e te dyshuarit! Krenar me luften e UÇK-ves, kontributin tim dhe familjareve te mi dhe gjakun e derdhur per Liri. Lavdi gjithe te reneve per Liri. SK
