75 Mall Live Search
20:43 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Selim Pacolli thotë se po i bëjnë rrugët e Gollakut si në Zvicër e Gjermani

Kanë përfunduar punimet në rrugët e dy lagjeve; Mramor dhe Blakaj në komunën e Gollakur.

Me këtë arritje është duke u ndjerë krenar nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli. Madje ai ka thënë se këto pamje ngjasojnë me ato të Zvicrës e Gjermanisë, shkruan Indeksonline.

“Ku janë të shkrepura këto foto? As në Zvicër e as në Gjermani por në Mramor të Gollakut. Rrugët e shtruara së fundmi në lagjet Myrtaj dhe Blakaj janë kompletuar edhe me sinjalistikën e nevojshme gjatë ditës së sotme. #VazhdojmëPërGollakun”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij Facebook./Indeksonline/