Selim Pacolli viziton Qendrën Kulturore në Hajvali

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli bashkë me drejtoren për Kulturë, Blerta Basholli, sot kanë vizituar objektin e Qendrës Kulturore në Hajvali.
Kjo visit u bë për të parë mundësitë e rifunksionalizimit të kësaj qendre mjaft të nevojshme për komunitetin e lagjës Hajvalia.

Në një postim në Facebook thuhet se fillimisht do të bëhet vlerësimi i qëndrueshmërisë së ndërtesës ekzistuese, për të vazhduar pastaj edhe me projektin kryesor për rifunksionalizimin e Qendrës.


