75 Mall Live Search
18:52 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / Blerim

Selim Selimi: AAK promotore e përpjekjeve për shtetndërtim dhe zhvillim

Ministri në detyre i Drejtësisë, Selim Selimi, aktualisht kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vijuar që të zhvillojë fushatën e elektorale në Kamenicë.

Ai në këtë qytet është mirëpritur nga mbështetës të kësaj partie. Në këto takime Selimi ka shpalosur pjesë të programit të AAK-së, në veçanti për rolin që do të ketë kjo pari në reformat në sistemin e drejtësisë, që kanë filluar gjatë kohës që Selimi është në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

“Aleanca çdoherë ka qenë promotore e përpjekjeve për shtetndërtim dhe zhvillim. Në Dardanë me kryetarin e degës dhe mikun tim Faton Jakupin, sot gjetëm mbështetje të plotë të Forcës së Kosovës. Njëzëri dhe të palëkundur për Ramush Haradinaj President”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Ai ka thënë se janë ? arsye për të votuar✅

#AAK135

#FatonJakupi28✔️

#DianaKryeziuAjvazj45✔️

#SelimSelimi100✔️