75 Mall Live Search
11:05 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / OSH

Selim Selimi: Bëhuni me komandantin tonë të UÇK-së dhe me komandantin e ardhshëm të FSK-së

Selim Selim kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, ka qëndruar para të rinjve të Deçanit, e të cilëve ua ka kërkuar besimin  e votën për partinë e tij. Ai ka thënë se Aleanca …asnjëherë nuk është tunduar para asnjë sfide dhe me gjithë vështirësitë ata kanë arritur ta bënin Kosovën me ushtri.

Selimi i ka ftuar të rinjtë deçanas që të rreshtohen krah Ramush Haradinajt, i cili po pretendon pozitën e presidentit të vendit.

“Faleminderit që më bëni të ndihem si pjesë juaja. Aleanca është familja jonë, aleanca na ka rritur të gjithëve, aleanca e ka rritur Kosovën, ju jeni hise e suksesit të Ramush Haradinajt, ju jeni rritja dhe hisja e Aleancës… Ne kemi kaluar nëpër sfida, jemi ballafaquar me më të vështirën nuk e kemi lëshuar asnjëherë vullnetin tonë për ta ndrequr Kosovën, nuk kemi me lëshu asnjëherë në të ardhmen. Ju keni qenë hise kur e ka bërë Ushtrinë, ju keni qenë hise kur e ka mbajtur taksën dhe kur kemi qenë pjesë e barabartë në tavolinë për herë të parë, po ju thërras të jeni hise e suksesit”, tha Selimi para të rinjve.

Ai ka ftuar ata që të bëhen pjesë e një suksesi të radhës së Haradinajt.

“Ju ftoj të bëhen me komandantin tonë të UÇK-së dhe me komandantin e ardhshëm të FSK-së. Ju ftoj t’i përkrahni kandidatët tuaj  nga Deçani, sepse duhet të keni një derë ku të trokisni”, tha Selimi.