20:35 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / AR

Selim Selimi merr mbështetje edhe në Gurrakoc të Istogut

Kandidati për deputet i AAK-së, Selim Selimi gjatë ditës së sotme ishte për takim në Gurrakoc të Istogut.

Ai atje mori mbështetje të madhe teksa shtoi se ka 100 arsye për të votuar partinë e tij.

“Gurrakoci i Istogut i vendosur që më 14 shkurt t’i bëhen krah Forcës së Kosovës. Bashkë për #RamushHaradinajPresident!”, tha Selimi.