11:15 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Selimi: Banorët e Çikatovës janë nën presion nga policia e Feronikeli për tokat e tyre

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka folur para deputetëve për një problem që po shqetëson banorët e fshatit Çikatovë të Drenasit.

Ai ka thënë se pronat e banorëve të këtij fshati 40-60% janë në rrezik, raporton Indeksonline.

“Ky problem vazhdon të mbetet për banorët që janë në pozitë të palakmueshme, tokat nuk janë shpronësuar dhe banorët nuk kanë marrë asgjë pavarësisht marrëveshjes që kanë pasur. Kërkoj që me këtë çështje të merret qeveria e Kosovës dhe pikërisht kryeministrit personalisht të merret me këtë çështje, duke qenë i bindur se nëse e trajton kryeministri atëherë do të zgjidhet”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, banorët atje janë nën presion të vazhdueshëm nga policia dhe investitorët, në këtë rast Feronikeli.

“Tokat që janë shpronësuar nuk ka pasur asnjëherë problem që Feronikeli ti eksporoj. Nuk kam asgjë kundër Feronikelit e policisë, por në këtë rast janë detyruar që qytetarët të protestojnë para ekskavatorëve për të mbrojtur tokat e tyre. I bëj thirrje qeverisë e komunës ti mbështes ata, nëse fillojnë punimet në këtë rrugë, atëherë banimi në këto zona do të bëhet i pamundur”, ka përfunduar Selimi. /Indeksonline/