18:00 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Selimi: Deputetët e Vetëvendosjes sot nuk paraburgosen por u burgosën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e ka cilësuar si dënim paraburgimin e Albin Kurtit dhe deputetëve tjerë, si dhe ka kritikuar mënyrën se si ishte bërë arrestimi sot nga forcat e rendit.

Në një emision të televizionin publik, Selimi ka thënë se ky dënim do të tregoj fytyrën e vërtet të këtij shteti, dhe se as vetë kryeministri Haradinaj nuk ka arritur ta bëjë “ç’kapjen”, e institucioneve, përcjell Indeksonline.

“Kjo është përgjigje e këtij shteti, aparati të drejtësisë, ndaj kërkesave të tyre që kanë në emër të qytetarëve, pavarësisht që ata u dënuan unë mendoj që ky paraburgim është dënim për ta, ky dënim do të tregoj edhe njëherë fytyrën e vërtet të këtij shteti, Haradinaj nëse mendon se është ç’kapur shteti para se të na jep kësi porosi ai duhet të bëjë atë që e ka premtuar më herët”, ka thënë ai.

“Por Haradinaj duhet ta bëjë punën e duhur që të ç’kapet shteti sepse shteti po u lë në duart e atyre që e kanë kapur një herë, atëherë pse të jetë edhe sot. I pari që do të duhej të reagonte ndaj këtij dënimi do të ishte mirë me qenë i pari i ekzekutivit, në radhë të parë do të duhej që të bënte thirrje, të merrte masa, që në emër të drejtësisë janë bërë shumë pa drejtësi”, ka thënë Selimi./Indeksonline/