75 Mall Live Search
11:45 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Selimi-deputetëve: Po e teproni, duke sajuar situata, nxirrni faktet nëse i keni, kurse PDK-së s’i kërkoi paqe askush!

Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se deputetët e po e teprojnë me të padrejtë, duke sajuar çështje lidhur me zyrat që ishin të mbushura me përfaqësues të Qeverisë së udhëhequr nga Kurti.

Madje Selimi duke iu kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Uran Ismaili, i cili tha se s’duan paqe me Lëvizjen Vetëvendosje. Selimi tha se sa i përket paqes askush s’ka kërkuar paqe dhe se s’do të jenë bashkë në opozitë me ta.

“Jeni t’u e tepru, jeni tu e tepru me të padrejtë sajoni situata jo kështu ka qenë zyrja jo ashtu me kënd u taku filani, jo zv/kryeministri u taku me dikënd.Nxjerrni faktet hapur, mos bëni kështu jeni duke dashtë me thënë se edhe në jemi si ju se takohemi me përfaqësues të Serbisë e disa delegacione.Folni cka të doni se po e teproni me shpifje, kjo është e tepër, nëse ke diçka për Haki Abazin qohu e thuaj me kënd është taku, nëse ka diçka për simbolet tregoni me fotografi”, tha Selimi.

Madje ai tha se vetë ka qenë në ato objekte dhe asnjë zyrë s’ka qenë pa flamur e pa simbolet e Kosovës, pavarësisht se çfarë mendojnë apo si i trajtojnë ato.

“Po e kuptoj se jeni s’keni tema tjera, por mos e mbushni zbrastinë tuaj me të pavërteta.Sa i përket paqes, kerkush s’lypi paqe me ju dhe s’do të jetë bashkë në opozitë me ju sepse ju e keni rreshtuar veten në anën e LDK-së, sa i përket paqeve këtu jemi për çdo gjë”, shtoi ai./Indeksonline/