75 Mall Live Search
14:35 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Selimi: Do të punojmë, kur duhet të punojmë

Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për deputet, Rexhep Selimi përmes një videoje foli rreth gjërave që kishte bërë ai, së bashku me partinë e tij.

Ai tha se sa ishim në Kuvendin e Kosovës, debatuam,  kundërshtuam projektet e këqija të Kosovës, por i mbeshtetëm projektet e mira të Kosovës, dhe dhamë angazhimin tonë për ligje, nene të caktuara.

Ndërsa për marrëveshjet me Serbinë, tha se i kundërshtoi, sepse ishin të këqija dhe në dëm të Kosovës, shkruan Indeksonline.

“I kudershtuam sepse ishin të rënda, por u etiketuam sikur ishim kundër Kushtetutës së Kosovës”, tha Selimi.

Ai madje foli edhe rreth gazit lotësjellës, që sipas tij e hodhën për t’i ndalur të këqijat.

Rexhep Selimi për Gjykatën Speciale tha se ishte padrejtësi ndaj shqiptarëve, ndaj edhe e kundërshtuam.

“Kundërshtuam kur duhet të kundërshtohet, rezistuam kur duhet të rezistohet, do të punojmë kur duhet të punojmë”, tha kandidati për deputet, Rexhep Selimi. /Indeksonline/