75 Mall Live Search
13:11 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Selimi: E kuptoj shqetësimin e deputetëve, por s’e kuptoj egërsinë e tyre ndaj kryetares së Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, disa herë gjatë seancës së sotme është përplasur me deputetët e partisë së saj e në veçanti me Kujtim Shalën, i cili e kritikonte atë për sjellje dhe që nuk po e udhëheq seancën konfrom Rregullorës së punës së Kuvendit, raporton IndeksOnline.

Në mbrotje të saj dhe punës që po bën, doli shefi i Grupit paralmentar të VV-së, Rexhep Selimi.

Ai tha se Osmani po e udhëheq  në mënyrën më të mirë të mundshme Kuvendin dhe se nuk po e kupton egërsinë e deputetëve ndaj saj, në veçanti atyre të LDK-së.

“E kuptoj shqetësimin e deputetëve, por s’e kuptoj egërsinë e tyre ndaj kryetarës së Kuvendit. Ju po e udhëheqni shumë mirë seancën, ndërsa i bëj thirrje zotëri Hotit, ta ketë parasysh, të flasë me kabinetin e tij qeveritar. Unë ju them ta mbani kështu në vijë seancën pavarësisht këtyre klithjeve që vijnë herë pas herë dhe të vazhdoni siç po e drejtoni, sepse shumë mirë po e drejtoni”, tha Selimi. /IndeksOnline/