75 Mall Live Search
10:02 / E Diele, 31 Janar 2021 / Blerim

Selimi e Tahiri bëjnë homazhe në memorialin e dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Ministri në detyrë i Ministrisë së Drejtësisë, Selim Selimi së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri dhe me bashkëluftëtarë, kanë bërë homazhe në memorialin në Orllan, ku prehen tre dëshmorët e kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

“Në njëzetekatër vjetorin e rënies për liri, në Orllan bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri, shokë e bashkëluftëtarë të heronjve, nderuam Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxhën. Vepra e heronjve të kombit mbetet frymëzim dhe udhërrëfyes për të gjithë brezat që pasojnë. Zahiri, Hakifi dhe Edmondi do të jenë përherë në kujtesën tonë. Lavdi e përjetshme!, ka shkruar Selimi në Facebook.