Selimi i AAK-së komenton vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, e quan ngjarje historike

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Selim Selimi ka komentuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.
Përmes një postimi në Facebook, Selimi u shprehë se kjo ngjarje historike e konfirmon edhe njëherë miqësinë mes dy kombeve, shqiptaro-izraelite, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Sigurisht që 4 shtatori është gdhendur si datë historike, kurse 1 shkurti do të mbahet mend për vendosjen e marrëdhënieve zyrtare diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falënderim për tërë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!