11:55 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Selimi i drejtohet Hotit: A po e dini pse po shkoni në bisedime me Vuçiqin?

Shefi i Grupit parlamentar i LVV Rexhep Selimi, në seancën e sotme në Kuvend i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Avdullah Hoti, shkruan IndeksOnline.

Rexhep Selimi ka thënë se Hoti po pritet të nisë bisedimet për dialogun Kosovë-Serbi në Berlin dhe Bruksel, e nuk e di se për çfarë është duke u nisur atje.

Selimi nè fjalimin e tij i bèri pyetje kryeministrit se ku èshtè duke u nisur pa lejen e Kuvendit dhe pa platformè tè dialogut.

Ai më tej tha: “Çfarè do na thuash vallë kur tè ktheheni?”.

“Hoti po duket se èshtè bèrè gati pèr njè turne udhètimi me Vuqiqin nè Berlin e Bruksel.  Ai shprehet se èshtè i vendosur se ky dialog nuk ka alternativ pa e ditur se a po shkon pèr tè dialogur pèr njè marrèveshje apo pèr njè plan qè e kanè bèrè mè herèt.

Ku po shkon pa lejèn e Kuvendit , platformè e ekip,  e pa plan? A e dini z.Avdullah Hoti ku po shkoni dhe pse po shkon? Nèse jo pse po shkoni e nèse po e dini pse s’po na tregoni?

Thaçi e Vuçiqi tè kanè futur nè njè sandwich në shërbim të planeve të tyre që ne ju paralajmëruam me kohë. Z.Hoti nuk keni ku shkoni pa i sqaruar kèto gjèra nè fillim”, tha ai./IndeksOnline/