Selimi i kundërpërgjigjet zëvendëskryeministres: Nuk i largoj LVV simbolet shtetërore

Zëvendëskryeminstrja, Albulena Balaj-Halimi, në sencën e sotme ka komentuar për deklaratat se zëvendëskryeministri Goran Rakiq ka larguar nga zyrja e tij simbolet shtetërore.
Me këtë rast, Balaj-Halimi, ka thënë se kur është zhvendosur në zyre pas emërimit si zëvendëskryeministri, nuk ka gjetur flamurin dhe deklaratën e pavarisësë së Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Mirëpo, Rexhep Selmi, shefi i grupit parlamentar të LVV, ka thënë se këto deklarata janë pa fakte dhe nuk janë të vërteta.
Selimi tha se “ata që dyshojnë mund të kërkojnë që ekipet të shkojnë e të kontrollojnë zyret ku kanë qëndruar liderët e LVV”.
“Nuk është e vërtët që zyrat janë gjetur pa simbolet shtetërore, andaj ju lutem jeni më serioz.
Mbështetuni në fakte pasi po më duket se akoma jeni më të përkushtuar që ta kritikoni më shumë qeverinë “Kurti” sesa qeverinë “Hoti””, tha ai./IndeksOnline/