Selimi i propozon Qeverisë dy udhëzime administrative për trajtimin e fëmijëve kryerës të veprave penale

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se i ka propozuar Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shqyrtim dhe aprovim dy projekt-udhëzime administrative që lidhen me trajtimin e Fëmijëve Kryerës të Veprave Penale nën Moshën e Përgjegjësisë Penale, si dhe projekt Udhëzimin Administrativ për Zbatimin e Drejtësisë Mike ndaj Fëmijës në Procedurën Penale, Civile dhe Administrative.
Postimi i plotë i tij: