75 Mall Live Search
16:48 / E Mërkurë, 04 Gusht 2021 / AR

Selimi i reagon Sallahut për vëllain: Para se të shpikësh për të tjerët duhet të kesh parasysh për skeletat e tu që i ke në dollap

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar ndaj lajmit se vëllai zëvendësministrit të Drejtësisë është i njohur për fajde në lagjen Vranjevc.

Ai tha se drejtësia në Kosovë duhet patjetër të vendoset nga policia, prokuroria dhe gjykata.

Tutje, ai i reagoi zëvendësministrit Sallahu se para se të shpikë për të tjerët duhet të ketë parasysh për skeletat e vet që i ka në dollap.

“Drejtësia në Kosovë duhet patjetër të vendoset nga policia, prokuroria dhe gjykata. Saherë që politika fillon të përzihet gjithçka bëhet gjueti e shtrigave. Para se të shpikësh raste për të tjerët duhet të kesh parasysh për skeletat e tu që i ke në dollap”, ka shkruar ai./Indeksonline/