Selimi ia uron postin e kryeministrit Kurti, ia bën dhuratë flamurin e UÇK-së

Sot në zyrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur bashkëpartiakun e tij, njëherësh deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin.
Selimi ia ka uruar detyrën Kurtit, ndërsa i ka bërë edhe një dhuratë.
Ai e ka postuar edhe një fotografi me kryeministrin, teksa shihet duke ia dhuruar flamurin e UÇK-së.
“Urime kryeministër!
Me faqe t’bardhë drejt fitoreve të reja”, ka shkruar Selimi./Indeksonline
