Selimi kritikon Qeverinë: Krahasojeni vet Hotin me Kurtin

Rexhep Selimi, deputeti nga radhët e LVV në seancën e Kuvendit ka folur rreth 100 ditëshit të qeverisë së kryeministrit Hoti.
Ai edhe sot këtë qeveri e ka quajtur qeveri ilegale, shkruan IndeksOnline.
Selimi madje sot bëri disa krahasime mes qeverisë së kaluar dhe së tashmes.
“Nuk kemi si të mos rifillojmë duke ritheksuar edhe njëherë që kemi të bëjmë me një qeveri kot dhe me 100 ditë që na shkuan kot.
Kjo qeveri bazët i ka në një ndërrmarrje të përbashkët të veprimeve të LDK-së dhe Thaçit për ta rrëzuar qeveinë Kurti dhe për ta noinuar Hotin për kryeministër, prandaj e kemi quajtur qeveri ilegale.
Pasi vjen nga një dekret jo kushtetues i Thaçit për Hotin kur ka ndodhur. Po ashtu duam ta përsërisim se qeveria legjitime është pa fituesin e zgjedhjeve dhe nuk e ka mazhorancën.
Qeveria Hoti u formua me vota që përfunduan në arrati apo tash në burg, e po vazhdon të jetë e mmbështetur në votat e Listës Serbe.
Bëjeni vet krahasimin se çfarë qeverie kanë rrëzuar e çfarë qeverie kanë.
Krahasojeni vet zotërinë Hoti me zotërinë Kurti, Konjufcën me Melizën, Haxhiun me Selimin, Rozetën me Kuqin, e mbi të gjitha krahasojeni Vitinë me Zemajn”, tha ai./IndeksOnline/