75 Mall Live Search
15:06 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Selimi: Kuvendi s’po i kryen detyrat e veta, sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet

Pas më shumë se dy orë ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e udhëhequr nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Pas kësaj mbledhje, veç Osmanit, ka folur edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Ai ka thënë se mbetën në pozicione të njëjta, ndërsa ka kritikuar Kuvendin që sipas tij s’po i kryen detyrat e veta, transmeton Indeksonline.

“Ka qenë një reciklim i temave i mbledhjeve të kaluara, mbetemi në pozicione të njëjta si subjekt politik. Por, pas mocionit të suksesshëm edhe atëherë kanë qenë rrethanat që të shkohet në zgjedhje, por meqë akoma Kuvendi s’u shpërnda, si qeveria që po vazhdon t’i kryejë detyrat, edhe Kuvendi do të duhej, gjë që s’po e bën.

Aktivitete të pakta ka pasur kuvendi, s’mund të them që s’ka pas vullnet të deputetëve, pasi që nismat tona ende s’kanë shkuar atje. Por s’mund të mos e theksojë papërgjegjshmërinë e Grupeve Parlamentare që s’duan funksionim e as zgjedhje të reja. Por, po vazhdojnë me opsesionet e tyre ta mbajnë peng Kuvendin”.

Selimi tha se në veçanti LDK dhe partnerët e kësaj partie, po vazhdojnë të jenë të pandërgjegjshëm dhe të pandjeshëm ndaj shtetit e qytetarëve të Kosovë.

“Sot ishte një agjendë e zgjeruar që s’arritëm ta procedojmë më tutje në një seancë që do të duhej të ndodhte gjatë kësaj jave.  Edhe një herë u dëshmua sot se sa më shpejtë të bëhen zgjedhjet, momentin e parë që do të lejoheshin kushtet. Zgjidhje janë vetëm zgjedhjet e parakohshme”./Indeksonline