Selimi : Ligji i ri për Kompensimin e Viktimave të Krimit parasheh krijimin e një fondi të veçantë me qasje të menjëhershme

Ministri i Drejtëisë Selim Selimi, ka njoftuar se ka mbajtur një takim virtual me grupin punues për plotësim-ndryshimin e Projektligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.
Sipas tij me këtë ligj të ri do të adresohen, mundësitë e krijimit të një skeme apo fondi të veçantë për kompensimin e viktimave të krimit, me qasje të menjëhershme në kompensim, për disa kategori të caktuara me theks të veçantë viktimat e ndjeshme duke përfshirë dhe viktimat e dhunës në familje pa pasur nevojë të ketë aktgjykim të formës së prerë.
“Kjo risi do t’u mundësojë viktimave që të realizojnë të drejtën e tyre në kompensim pa pasur nevojë të presim deri në përfundim të procesit gjyqësor. Me ligjin e ri do të rishikohet shuma e kompensimit për disa kategori të caktuara të dëmeve të pësuara”, ka shkruar Selimi në Facebook.
Statusi i plotë i tij: