Selimi mbështet Qeverinë Kurti: Historike marrëveshja për lëshimin me qira të 300 qelive të burgut për Danimarkën

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka mbështetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Danimarkës për dhënien me qera të qelive të burgut.
Selimi ka shkruar se marrëveshja e arritur nga ministrja Haxhiu është një moment historik në marrëdhëniet Kosovë-Danimarkë.
“E mbështes punën e Albulena Haxhiun në arritjen e marrëveshjes me ministrin e Drejtësisë së Danimarkës Nick Hakkerup për Shërbimet Korrektuese. Ky është një moment historik në marrëdhëniet Kosovë-Danimarkë. Ky proces dëshmon se Kosova është lider në shërbimet korrektuese në rajon”, ka shkruar Selimi.