Selimi: Me Ramushin President do të garantojmë liri lëvizjeje për të gjithë e sundim të ligjit

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë në Mitrovicën e Jugut së bashku me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Selimi ka thënë se me Ramush Haradinaj si Kryeministër sovraniteti u shtri përtej kufijve ndarës, që dikush tentoi t’i vendoste, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se me Ramushin President do të garantojmë liri lëvizjeje për të gjithë e sundim të ligjit mbi të gjithë.

“Me Ramush Haradinaj si Kryeministër sovraniteti ynë u shtri përtej kufijve ndarës, që dikush tentoi t’i vendoste. Pronësia e Trepçës iu kthye Kosovës, e cila ishte dhe do të jetë përjetësisht pronë e patjetërsueshme e qytetarëve të Kosovës. Tani me Ramushin President do të garantojmë liri lëvizjeje për të gjithë e sundim të ligjit mbi të gjithë. Mitrovica ishte fuqia jonë zhvillimore dje, e sot #ForcaeKosovës do t’i hap shtegun asaj.
?arsye për të votuar✅
#AAK
#SelimSelimi100 ✔”, tha ai./IndeksOnline/