Selimi: Mocioni ndaj Qeveri Kurti nga LDK-ja u bë për shkak të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Shefi i grupit parlamentar të LVV, Rexhep Selimi, ka thënë se mocioni i nesërm ndaj Qeverisë Kurti nuk po bëhet për shkak të largimit të taksës e as për shkarkimin e Agim veliut nga posti i ministrit.
Selimi ka thënë se mocioni i LDK-së ka të bëj me marrëveshjen Kosovë-Serbi, transmeton IndeksOnline.
Dhe kjo marrëveshje nuk realizohet derisa është në krye Qeveria Kurti, sipas Selimit.
Selimi ka thënë në Debat Plus se kjo po ndodh për shkak të marrëveshjes në mes presidentit të Kosovës, Hashim Thacit dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuqiq.
“Mocioni i nesër ka ardhur për t’u vënë në shkarkim Qeveria “Kurti” për shkak të marrëveshjes që po e pret në mes Kosovës dhe Serbisë.
Për shkak të marrëveshjes që po pret, jo për t’i hapur rrugë dialogur por marrëveshjes.
Eshtë në sfond duke e pritur Kosovën një marrëveshje.
Materia kryesorje e përplasjes në mes Kurtit në njërën anë, dhe Isës e Hashimit, në anën tjetër është për shkak të marrëveshjes së Hashimit dhe Vuqiqit.
Qysh mund ta parmendoni në mbledhjen e Qeverisë kur del e konfronton hapur kryeministrin Kurti.
Nuk mund të funksionoj ky raport ministër-kryeministër.
Unë sot kam kërkuar nga sponsorisusi i këtij mocioni sikur personi i vetëm që mundet me shty mocionin për shkak të kushteve, Arben Gashi më tha se tashmë edhe po desha unë nuk ka rikthim qështja e mocionit, në asnjë variant asnjë rrethanë”, ka thënë ai./IndeksOnline/