75 Mall Live Search
11:37 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / OSH

Selimi para Speciales: Secili që ka dyshime, do të bindet se unë e as UÇK-ja s’kemi të bëjë asgjë me krimet

Ka bërë paraqitjen e tij të parë para Dhomave të Specializuara ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi.

Ai në fjalën e tij deklaroi se kishte kundërshtuar këtë gjykatë, jo pse ishte kundër drejtësisë, përkundrazi se e dinte se kjo gjykatë do të trajtonte padrejtësisht luftën e UÇK-së.

Pjesë nga fjalimi i tij:

I nderuar zotëri gjyqtar. E di që ndoshta këtu nuk është momenti as vendi që të flas për legjitimitet  e kësaj gjykate, duke e ditur se këtë gjykatë e ka formuar Kuvendi i Kosovës. Dua të theksoj gjithashtu se unë si deputet e pata kundërshtuar këtë gjykatë, jo si shprehje e drejtësisë, përkundrazi, donim që drejtësia të bëhej nga institucionet e Kosovës në Kosovës.

Pasi që Kosova shpalli pavarësinë e saj Serbia pati paditur Kosovën në lidhje me pretendimet e saj se shpallja e pavarësisë ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, por gjykata ndërkombëtare i dha vulë kësaj.

Pas kësaj Serbia përmes senatorit Dick Marty, i dhanë këtë raport dhe si kundërpeshë.

Prandaj mendoj që e nuk duhej të ngritje një gjykatë mbi synimet e hapura antishqiptare. Sido qoftë ja ku jemi, kjo gjykatë është fakt, e unë sot nuk jam si deputet që kam kundërshtuar këtë gjykatë, por jam si luftëtar i UÇK-së dhe si themelues i saj, përball i një aktakuze i ngritur nga prokurria.

I vetëdijshëm për rëndësinë dhe seriozitetin e kësaj çështje, rolet këtu i kemi të ndara, jemi palë të ndryshme, por ju lutem më bëni të besoj se qëllimi i të gjithë neve këtu do të jetë drejtësia e mbi të gjitha e vërteta. E pash aktakuzën e ngritur nga ana e prokurorisë, ishte e rëndë, por e pasaktë e pa drejtë ndaj meje, por e padrejtë edhe ndaj luftës dhe popullit tim, por ky proces do ta dëshmoj që ne ishim një popull i shtypur, ishte luftë e drejtë, bëmë  një luftë të pastër dhe të drejtë dhe kjo luftë do të jetë e tillë edhe pas këtij procesi. Secili që ka dyshime do të bindet see as unë e as UÇK-ja ja s’kemi të bëjë asgjë me krime.

Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua, më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë potë njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas së Drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale