75 Mall Live Search
16:29 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / Blerim

Selimi: Paratë e TRUST-it nuk do t’i marrin përmbaruesit

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi ka bërë të ditur se, Ministria e Drejtësisë në përgjigje të Shoqatës së Bankave të Kosovës, ka marrë qëndrim që dhjetë përqindëshi (10%) i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi, në mënyrë që pjesëmarrësit, qytetarët  të mund t’i tërheqin në tërësi dhjetë përqindëshin (10%) e kursimeve pensionale nga bankat komerciale në rast se llogaritë e tyre rezultojnë të bllokuara në procedurën përmbarimore, marrë parasysh qëllimin e Ligjit për nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike, si dhe dispozitat e Ligji nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore dhe Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës

Selimi ka thënë se Ministria e Drejtësisë në pajtim me dispozitat e Ligjit nr.04/L-139, për Procedurën Përmbarimore dhe Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, merr qëndrim që:

“Dhjetë përqindëshi (10%) i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi, në mënyrë që pjesëmarrësit/qytetarët  të mund t’i tërheqin në tërësi dhjetë përqindëshin (10%) e kursimeve pensionale nga bankat komerciale në rast se llogaritë e tyre rezultojnë të bllokuara në procedurën përmbarimore”, ka thënë ai në një postim në Facebook.