75 Mall Live Search
21:48 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Selimi: Pas ardhjes së Haradinajt president, banorëve të Luginës do u ipet shtetësia e Kosovës me dekret

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Selim Selimi, ka deklaruar se me ardhjen e Ramush Haradinajt në postin e Presidentit të vendit, çdo qytetari të Presheves,Bujanocit e Medvegjes do t’i ipet shetësia e Kosovës.

E gjithë kjo sipas Selimit do të ndodhë me dekret të presindetit të vendit.

“Menjëherë pas ardhjes së Ramush Haradinajt si President, çdo qytetari të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do t’i ipet shtetësia e Kosovës me dekret te presidentit! ?arsye për të votuar✅ #AAK135✔ SELIMSELIMI100✔”, ka shkruar Selimi