75 Mall Live Search
21:31 / E Martë, 05 Janar 2021 / OSH

Selimi për Ramush Haradinaj: Siç e krijoi Ushtrinë e Kosovës, shpejt do ta anëtarësoj Kosovën në NATO

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pasur disa lavdata në ditën kur  Kuvendi i Kosovës votoi pro për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Selimi tha për Haradinajn se ashtu  siç e krijoi Ushtrinë e Kosovës, poashtu shpejt do ta jetësojë edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Ashtu siç e krijoi Ushtrinë e Kosovës, poashtu shpejt do ta jetësojë edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO. Dyshime kishte edhe për ushtri, dyshime ka edhe për NATO-n, por per temat e sigurisë duhet t’i ipet haku Ramush Haradinajt. Urime Kosovë, një hap i vogël drejt ëndrrës së madhe për realizimin e objektivit tonë strategjik: Kosova, anëtare e NATO-s”, tha ai./IndeksOnline/