75 Mall Live Search
21:52 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Selimi: Po diskutohet që ndikimi i Thaçit në votën e Haxhi Shalës të dërgohet në Kushtetuese

Shefi i Grupit Parlamentar i VV-së, Rexhep Selimi, ka thënë se po diskutohet brenda grupit që ndikimi i presidentit Hashim Thaçi në votën e deputetit të Nismës, Hashi Shalës, për qeverinë Hoti do dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

“Jo. Mund të kem një përafrim të një situatë të tillë, por më shumë se unë ka shpjeguar deputeti Shala. Mendoj që nga ana e Thacit është shkelje e Kushtetutës, mandatit tij kushtetues që duhet të jetë i pavarur”.

“Patjetër do duhej ta dërgonim. Do kemi konsultat e nevojshme dhe kemi shumë lëndë që të dërgojmë në Kushtetuese. Edhe kjo është shkelje që as nuk ka tentuar ta fsheh Thaçi. Ai ka shkelur edhe Kushtetutën duke shkelur paanshmërinë por ka ndërhyrë edhe drejtpërdrejt në vullnetin e deputetit. Ai i ka kërkuar një deputeti të votojë në mënyrë të caktuar”.

Se a është kërcënuar deputeti për votën e tij ai ka thënë se nuk e di.

“Nuk e di. Se si do ta shpërblejnë Haxhi Shalën nuk e di”.