Selimi: Presim që Gjykata Kushtetuese të marrë vendim të drejtë, e ky vendim të jetë në favor tonin

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizje Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë ose jo të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për emërimin e Avdullah Hotit si mandatar për formimin e qeverisë së re.
Lëvizja Vetëvendosje sot ka dërguar në Kushtetuese dekretin e kreut të shtetit për emrin e mandatarit.
Selimi në Debat Plus është shprehur optimist se Kushtetuesja do të marrë vendim të drejtë.
“Presim që Gjykata Kushtetuese të marrë vendim të drejtë e që ky vendim do të jetë në favor tonin”, ka thënë Selimi.
Ndryshe, LDK ka bërë të ditur se ka siguruar numrat për votimin e qeverisë së re, e cila pritet të ndodhë ditën e shtunë.