75 Mall Live Search
11:54 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Selimi pyet opozitën se a po kërkojnë heqjen apo mbajtjen e taksës

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi në emër të grupit të tij parlamentar, në seancën e jashtëzakonshme për vendimin e  kryeministrit rreth heqjes së taksës 100 për qind ndaj Serbisë, ka thënë se opozita nuk është e bashkuar dhe nuk po flet me një zë për heqjen apo jo të taksës.

Selimi ka thënë se kësaj seance të jashtëzakonshme do të duhej t’i paraprinte një rezolutë e përbashkët në lidhje me këtë temë, transmeton IndeksOnline.

Selimi shtroi edhe një pyetje për deputetët opozitar.

“Megjithatë kam dron se një rezolutë nuk do ta kemi as në përfundim të kësaj seance. Duke pas parasysh se deputetë e opozitës nuk kanë paraqitur një kërkesë të përbashkët, kanë edhe qëndrime kontroverse për taksën 100 për qind ndaj Serbisë, pa shmangshëm shtrohet pyetja se çka po kërkon sot opozita, mbajtjen apo heqjen e taksës”, tha Selimi.

Ai theksoi tutje se opozita duhet të dijë se a do të mbajnë qëndrimin e liderit të AAK-0së dhe ish kryeministrit Ramush Haradinaj, apo qëndrimin e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe të presidentit Hashim  Thaçi të cilët janë për heqjen e taksës.

“Ne e kemi të qartë por nuk e di se a e ka opozita të qartë se çfarë po kërkon sot”, ka theksuar Selimi./IndeksOnline/