75 Mall Live Search
10:56 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

Selimi takohen me ambasadorin e Zvicrës, i shpreh mirënjohje për mbështetjen nga shteti i tij

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka takuar mëngjesin e sotëm ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly. Selimi i ka shprehur mirënjohje Kollyt për mbështetjen aktive të shtetit zviceran.

“Takim njoftues me ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Prishtinë, Thomas Kolly, me të cilin diskutuam për prioritetet dhe reformat në sektorin e drejtësisë, si edhe për avancimin e bashkëpunimit tonë për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Shpreha mirënjohje për mbështetjen aktive të Zvicrës në ndërtimin e demokracisë, avancimin e institucioneve të sundimit të ligjit dhe zhvillimin e gjithmbarshëm në Kosovë”, shkruan Selimi në njoftim./Indeksonline/