16:14 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Selimi takohet me Metën: Fuqizimi i sundimit të ligjit- E vetmja rrugë për të përshpejtuar integrimin në BE

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot është takuat me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

Ata biseduan për zhvillimet e fundit politike në të dy anët e kufirit, shkruan Indeksonline.

Populli shqiptar ka në qenësinë e tij vlerat euro-atlantike dhe e vetmja rrugë për të përshpejtuar integrimin në BE, aty ku përket natyrshëm, është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe të çdo hallke të sistemit të drejtësisë”, u shpreh Selimi.

Njoftimi i plotë:

Nder i madh të takoja sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Bashkëbisedim i hapur për zhvillimet e fundit politike në të dy anët e kufirit, duke vlerësuar poashtu se uniteti është çelës për fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon. Populli shqiptar ka në qenësinë e tij vlerat euro-atlantike dhe e vetmja rrugë për të përshpejtuar integrimin në BE, aty ku përket natyrshëm, është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe të çdo hallke të sistemit të drejtësisë.