75 Mall Live Search
11:52 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Selimi takon Lumezin, i ofron një top basketbolli, që ka një simbolikë të veçantë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e ka takuar kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi.

Kjo dhuratë ka një simbolikë të veçantë për ish-basketbollistin që është figura kryesore në drejtësinë kosovare.

“Pasi që ka qenë basketbollist, kryeprokurorit Lumezi, si simbolikë të parimit dhe motos “politika duart larg nga drejtësia”, gjatë vizitës sime në Prokurorinë e Shtetit, i dhurova një top basketbolli, duke theksuar se topi është në fushën e institucioneve të sundimit të ligjit.

Në takim shprehëm vullnetin e dyanshëm për bashkëpunim për avancimin e sistemit të drejtësisë dhe bashkërëndim për fuqizimin e sundimit të ligjit.

E sigurova, Kryeprokurorin se do të jem zëri i tyre në Qeveri dhe Kuvendin e Kosovës, veçanërisht për buxhetin dhe çështjet që lidhen me krijimin e kushteve për funksionim efektiv e të pavarur të Prokurorisë së Shtetit, si pjesë e sistemit të drejtësisë”, shkruan Selimi në njoftim./Indeksonline/