20:16 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Selimi: Thaçi me dekretimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serb, ndau Kosovën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka komentuar fillimin e punës nga gjyqtarët dhe prokurorët nga komuniteti jo shumicë në pjesën veriore të vendit.

Sipas Thaçit me integrimin e tyre në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Republikës së Kosovës, është mbyllur një etapë shumë e rëndësishme për vendin tonë, shtrirja e ligjshmërisë në tërë territorin dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Nga ana e tjetër, Rexhep Selimi – deputeti i Lëvizjes Vëtevendosje thotë se në Kosovë po krijohen dy etnitete shtetërore.

“Në Kosovë po krijohen dy entitete shtetërore pikërisht nga ata që do duhej ta ruanin humanitarizmin shtetëror. Në vend që presidenti, kryeministri, qeveria e në këtë rast presidenti të bënte gjithçka që Kosovën ta mbante unike dhe të pandarë në një entitet të vetëm shtetëror, është kontribuesi më i madh që t’i ketë dy entitete, t’i krijojë dy entitete në Kosovë. Atë që ka të bëjë me republikën e Kosovës dhe me shumicën e popullatës, dhe atë që ka të bëjë me serbët.”, ka thënë Selimi në një bisedë për Indeksonline.

Sipas tij, me këtë rast është bërë dezintegrimi zyrtar i serbëve dhe gjyqtarëve në Republikën e Kosovës.

“Edhe në bisedimet në Bruksel edhe në raportet që ka krijuar me Serbinë, por edhe në veprimet e veta brenda Kosovës siç ishte edhe ceremonia e betimit të gjyqtarëve së fundmi, atëherë është personi më përgjegjësi për ndarjen e Kosovës. Pavarësisht që thirret se në Kosovë ka edhe gjyqtarë të cilët janë integruar në Kosovë, unë mendojë se është e kundërta, është dezintegrim zyrtar i serbëve dhe gjyqtarëve në Republikën e Kosovës.”, ka theksuar ai./Indeksonline/