75 Mall Live Search
21:35 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Selimi: Thaçi s’ka bërë operacion as në gojë e as në fytë

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, derisa ky i fundit i quan grup kriminal.

“Kjo çfarë po shihet kjartë, është shqetësimi kaq i madh i tij, duke e dëgjuar këtij edhe fryma ju ndalke, sikur me qenë shumë i shqetësuar shqetësim deri në qakordim. Me i thanë ministrit hajde te shpia mere edhe kryeministrin është vështirë me komentu, aq më tepër kur vjen nga një president. Kurrë nuk do t’ia doja asnjë shteti demokratik të kishte një president të tillë, që kërcënon, nuk është hera e parë që thotë hajdeni”, ka thënë Selimi në Tv Dukagjini- transmeton Indeksonline.

“Operacionin nuk e ka pas as në gojë e as në fytë, Unë e kam përcjellë edhe kur i keni bërë pyetje se pse ishte në Shqipëri, tha për qejf, tash a për qejf të vetin apo të idkujt tjetër”, ka shtuar tutje ai. /Indeksonline/