20:53 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Selimi tregon se a ishte kusht posti i presidentit nga Haradinaj për të hyrë në koalicion me LDK-në

Gjatë ditës së sotshme, në mbledhjen e kryesisë së AAK-së, u mbështet fuqishëm propozimi që kryetari i kësaj partie, Ramush Hardinaj të bëhet president i Kosovës.

Por, a ishte kusht posti i presidentit që të hyhet në koalicion me LDK-në?

Ministri i Drejtësisë që vjen nga radhët e AAK-së, Selim Selimi në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ka treguar që Haradinaj nuk e ka kërkuar asnjë pozitë gjatë formimit të koalicionit, transmeton Indeksonline.

“Kemi hyrë pa asnjë kusht. Kryetari Haradinaj nuk e ka kërkuar asnjë pozitë. Kemi hyrë për të qenë shpëtim i një situate që ka qenë e rëndë dhe nuk kemi kërkuar diçka si kundërvlerë. Andaj ne besojm që ky pozicion që kërkon përgjigjësi më shumë se sa kundërvlerë, i takon kryetarit Haradinaj”, u shprehë Selim Selimi. /Indeksonline/