75 Mall Live Search
21:53 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / AR

Selimi uron Vetëvendosjen, përgëzon popullin kosovar për zgjedhje të dinjitetshme

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Selim Selimi ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje e cila doli fituese në këto zgjedhje, shkruan Indeksonline.

Ai tha se Kosova edhe në këto zgjedhje ka dëshmuar kulturë të lartë qytetare si një demokraci e re.

Selimi po ashtu u shpreh se Aleanca është konstantë në spektrin politik dhe shtyllë e fortë e pluralizmit politik në vend.

Kosova edhe në këto zgjedhje ka dëshmuar kulturë të lartë qytetare si një demokraci e re. Edhe përkundër pandemisë dhe kushteve të rënda atmosferike, dalja ka qenë e kënaqshme duke siguruar legjitimitetin qytetar për legjislaturën e re. Aleanca del të jetë konstantë në spektrin politik dhe shtyllë e fortë e pluralizmit politik në vend. Urime fituesit të këtyre zgjedhjeve, Lëvizjës Vetëvendosje. Poashtu, përgëzoj Prokurorinë e Shtetit për punën e palodhur dhe profesionale në mbrojtjen e votës së qytetarëve gjatë ditës së sotme”.