75 Mall Live Search
16:52 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Selimi: Vjosa Osmani kundër seancës për mocionin e LDK-së në këtë kohë

Ka përfuduar Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa është votuar që nesër të mbahet seanca për mocionin e LDK-së.

Për media ka folur Rexhep Selimi nga VV i cili tha se nga 6 vota, 4 kanë qenë për t’u mbajt dhe 2 kundër, shkruan Indeksonline.

“Shihemi nesër në seancë me gjasë, nëse s’respektohet thirrja jonë dhe e ambasadave të QUINT-it si dhe vullneti i qytetarëve.

Kanë qenë 4 vota për t’u mbajt seanca dhe 2 kundër. Nga 6 anëtarët e kryesisë, kryetarja Osmani dhe nënkryetarja Nagavci kanë qenë që kjo seancë të mbahet në rrethana të tjera”, tha Rexhepi.

Selimi ka thënë se në këtë seancë grupet parlamentare, në krye me LDK-në kanë  këmbëngul që nesër të mbahet seanca me kërkesë të 44 deputetëve.

“Sapo mbaroj mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, mbledhje e cila zgjati pak më shumë se do duhej dhe ku grupet parlementare  bënë thirrje, në krye me LDK-në që këmbëgul që nesër të mbahet seanca me kërksësë të 44 deputetvë, në kohën kur bota po vazhdon të përballet me COVID 19. Në kohën kur po bëhet menaxhimi i situatës, ata kërkojnë kaos. Në kohën kur qeveritë kudo bëjnë thirrje për distancë sociale, ata duan ta rrezikojnë qeverinë. Madje edhe vet presidenti kërkon që qytetarët të mos i respektojnë vendimet e qeverisë”.

Ai shtoi tutje se kundërshtarët kanë lidhur aleancë, me gjithë kërkesën e tyre që mocioni të shtyhet në rrethana më të mira.

“Grupet nga LDK , AAK dhe NISMA me PDK-në, kërkojnë që pavarësisht se s’ka kushte, nesër të mbahet”./Indeksonline