Selin bëri sot këtë gafë.. mos u befasoni, mund ta keni bërë edhe ju!
Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë me ndjekësit një situatë të pazakontë që i ka ndodhur gjatë ditës së sotme, shkruan IndeksOnline.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo tregoi se, pasi kishte pirë kafe në një lokal, kishte marrë gabimisht telefonin e një personi tjetër, duke menduar se ishte i saji.
“Këtu kam në duar një telefon që nuk është i imi. Kështu që mos më pyesni a je mirë,” ka shkruar Selin me humor, duke shoqëruar postimin me disa emoji.
Me këtë reagim, ajo la të kuptohet se gjithçka ishte një keqkuptim i rastësishëm, ndërsa situata ka argëtuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale.



