75 Mall Live Search
21:25 / E Hënë, 09 Mars 2026 / F.R

Selin përballet me Mirin: Pse vazhdove me akuza pasi të thashë “Jo”?

Selin dhe Miri kthyer nga miq në rivalë. Dy banorët e Big Brother VIP 5 nuk i kanë kursyer përplasjet me njëri-tjetrin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Të dy ata vendosën që të sqarohen se si lindën debatet e tyre, duke u kthyer te pyetjet që i bënë njëri-tjetrit në Prime, nëse kanë ndjenja.

Selin e ka pyetur se përse Miri ka vazhduar me akuza edhe pasi e mori përgjigjen, ndërsa ky i fundit u shpreh se nuk ka bërë asnjë akuzë, teksa pyetja erdhi si një shpjegim që i detyrohej atij, familjes së tij dhe publikut. Pjesë nga debati:

Selin: Si del ti të akuzosh një vajzë që ka ndjenja për ty?

Miri: Nuk akuzova.

Selin: Po, ti ke akuzuar.

Miri: Jo, unë të kam pyetur. Vajzë e dashur, siç më ke pyetur ti, si e dallon me eksperiencën tënde që një mashkull ka ndjenja për ty.

Selin: Unë nuk e kam ndjerë.

Miri: As unë.

Selin: Unë kam thënë që instinkti im femëror nuk gabon. Instinkti im është shumë i lartë. E kam thënë që Miri nuk ka ndjenja për mua, nuk më ka ngacmuar ndonjëherë seksualisht. Kur kemi bërë debatin tonë, të kam thënë që nuk i kam ndjerë ndonjëherë këto gjëra, por duke dëgjuar 15 veta që më akuzojnë, po të pyes. Kur mora përgjigjen çfarë bëra unë? Shkova te njerëzit e tjerë, apo e lashë me përgjigjen “Jo” dhe nuk të kam ngacmuar më?

Miri: Kush është pyetja? Se po bën një koment kot tani. E ka parë gjithë dynjaja atë.

Selin: Në momentin që ti pyete nëse kam ndjenja për ty dhe unë të thashë “Jo”, ti pse vazhdove në vijim me akuzat e tua dhe të lejosh njerëzit të flasin që unë kam ndjenja për ty. Pse vazhdove akuzat kundrejt meje?

Miri: Unë nuk kam vazhduar asnjëherë të të akuzoj ty kur ti je përgjigjur “Jo” për këtë gjë. Nuk e kam vazhduar kurrë më dhe nuk e kam bërë vetë një akuzë të tillë. Jam detyruar edhe unë të futem në siklet te kjo gjë dhe të pyes ty siç më ke pyetur dhe ti mua. Është e njëjta situatë. Siç kishe ti merakun duke dëgjuar 15 veta këtu që mua më akuzojnë për këtë gjë, edhe unë kisha të njëjtin merak…

Selin: Sa veta ke dëgjuar ti?

Miri: Një e gjysmë. Kam thënë që nuk e besoj këtë gjë, por i detyrohem vetes time, publikut dhe familjes time që të të pyes ty drejtpërdrejtë. Ke thënë “Jo” dhe nuk e kam komentuar. Vazhdimi i pyetjes me koment është, pse nuk i mbyll ti gojën atyre? E more përgjigjen?

Selin: Përgjigje alla-Miri se do Miri të kthejë përgjigje. Pyetja ime e radhës është, përse ti nuk ke akuzuar më pasi ke marrë përgjigjen, por sa herë që dy veta ta kanë hapur këtë temë bisede, ti i ke dëgjuar, i ke mbështetur dhe del një klip në Prime./TAR