Selin takon të atin: Tani mund të flini të qetë, një hall më pak
Fituesja e BBVA5, Selin Bollati, ka udhëtuar për të takuar të atin, një moment emocionues që ajo vendosi ta ndajë edhe me ndjekësit në Instagram.
Në postimin e saj, Selin publikoi një foto me pëllumba, të cilën e shoqëroi me një mesazh.
Ajo shkroi: “Mu deshën dy avionë dhe një udhëtim konsiderueshëm i gjatë, që të gjeja pëllumbat e mi. Tani mund të flini të qetë, një hall më pak për të gjithë”.


