20:54 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Sellma ka një zgjidhje për femrat që iu bien flokët

Sellma është padyshim një nga grimeret më të njohura shqiptare dhe jo vetëm.

Ajo është mjaft e njohur edhe ndërkombëtarisht, falë talentit të saj në grim duke qenë mjaft e kërkuar, shkruan Indeksonline.

Në këtë kohë izolimi, ajo po e shfrytëzon llogarinë e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 1 milion ndjekës për të dhënë udhëzime për kujdesin ndaj lëkurës, flokëve, e shumë këshilla që mund tu hyjnë në punë femrave.

Së fundmi ajo ka publikuar një video, ku tregon një mënyrë të mirë për një maskë kundër rënies së flokëve. /IndeksOnline/