18:07 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Sellma krenare me strijat, nuk i fsheh: Janë dëshmia fizike e forcës së natyrës femërore

Strijat janë një problem që ballafaqohen pothuajse të gjitha femrat, pork a nga ato që i urrejnë, dhe nga ato që i ‘përqafojnë’.

Edhe Sellma Kasumoviq është nga ato femrat që përveç që i pëlqejnë, ato i vlerëson si diçka unike tek gjinia e bukur, shkruan Indeksonline.

Në disa fotografi që ka ndarë së fundi me adhuruesit në Instagram në të cilët dukej mahnitëse, teksa në bark i dukeshin strijat.

“Strijat për mu janë dëshmia fizike e forcës dhe dashnisë së madhe të natyrës femërore”, ka shkruar Sellma në mbishkrimin e fotografive.

Ndërkohë, ajo dukej në formë të mirë dhe e veshur me shumë stil, si përherë./Indeksonline/